Një person është qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Shkodrës”, pranë “Nish Tulla nr.3” dhe urës së Institutit.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një 40-vjeçar me inicialet K.P, i cili është dërguar menjëherë në spital. Ndërkohë po punohet për kapjen e autorit.

Informacioni paraprak nga Policia:

Më datë 05.01.2018, rreth orës 14.20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën e ” Shkodrës”, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën e “Shkodrës”, pranë “Nish Tulla nr.3” dhe urës së Institutit, dyshohet se është plagosur më armë zjarri shtetasi K.P., rreth 40 vjeç.

Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.