Policia e Durrësit ka identifikuar autorin e vjedhjeve të të paktën dy telefonave.
“Më datë 04.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit O.P, vjeç 23, banues në Durrës”, njofton policia.
Dyshohet se më datë 31.12.2017, në lagjen nr.13, i ka vjedhur celularin shtetases K.Zh. vjeç 19, banuese në Durrës. Nga veprimet e kryera nga ana e uniformave blu, rezulton se 23-vjeçari është autor i një tjetër vjedhjeje.





