Policia italiane ka publikuar fotot e 8 shqiptarëve të arrestuar pak kohë më parë dhe u bën thirrje qytetarëve të fiksojnë mirë fytyrat e tyre, pasi mund të dalin sërish nga burgu dhe të kryejnë grabitje.
“Shikojini mirë këto fytyra dhe mbajini mend këta hajdutë”. Me këto fjalë iu është drejtuar qytetarëve oficeri i policisë Oreste Liporace, komandant i karabinierëve të Padovas në Itali, raporton “leggo.it”.
Shqiptarët janë arrestuar pak muaj më parë dhe përballen me akuzat e vjedhjes. Sipas oficerit të policisë italiane, ata mund të rinisin aktivitetin pasi të dalin nga qelia dhe kërkon nga qytetarët që të jenë vigjilentë.





