Një makinë tip “Mercedes-Benz” në pronësi të një 24-vjeçari është djegur plotësisht.
Sipas policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 10 në qytetin e Korçës, në automjetin me targa TR9177L, të shtetasit me inicialet K.P.
Nga veprimet e kryera dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në sistemin elektrik të mjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”.





