Dy shqiptarë 28 vjeçarë janë dënuar nga gjykata italiane, pasi ishin kapur në mars të një viti më parë me më shumë se 3 kg kokainë në airbag-un e automjetit me targa gjermane, me të cilin po udhëtonin nga Zvicra për në Itali.
Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë dënuar me 4.8 dhe 4.6 vite burg. Kokaina ishte fshehur në airbag-un e pasagjerit, raporton Corriere di Como.
Dy të rinjtë shqiptarë u ndaluan nga karabinierët në Val Mulini në Ronago.
Shqiptarët kishin bërë një fshehje të zgjuar shkruajtën në atë kohë mediat italiane, por kjo nuk ka bërë të mundur që t’i shpëtonin kontrollit.
Makina ishte ndaluar në Ronago, në kufi me Zvicrën, pasi policët kishin vënë re një anomali nga xhamat e makinës, një sasi e ‘leshtë’ si ajo që përdoret për veshjet e brendshme.
Policët, përmes një kombinimi elektrik, shpërthyen ‘airbag-un kokainë’ gjë që nxorri zbuluar dy shqiptarët.





