Megjithëse nuk ishte i pajisur me leje drejtimi, ky fakt nuk e ka penguar një 18-vjeçar nga Durrësi që të udhëtojë drejt kryeqytetit me një automjet tip “Opel”.

Por ‘aventura’ i ka kushtuar shtrenjtë adoleshentit S.B. i cili është ndaluar nga policia rrugore në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Nga kontrolli i dokumentacionit ka rezultuar se i riu nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. 18-vjeçari është arrestuar sot në flagrancë dhe është shoqëruar drejt komisariatit të policisë.