Një tjetër aksident është regjistruar në afërsi të Durrësit, konkretisht në Maminas, ku një mjet ka përfunduar në kanal.

Sipas të dhënave të policisë, mjeti tip “Benz” i drejtuar nga një 21-vjeçar nga Maminasi me iniciale E.P., ka rënë në kanal.

Për pasojë është aksidentuar lehtë pasagjerja që ndodhej në “Benz”, shtetasja R.P., 22 vjeçe, banuese në Gjermani. Pas ndihmës mjekësore në spital, ajo u largua pa probleme për jetën.

Ndaj të riut u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.