Një vajzë 7-vjeçare në lagjen nr. 17 në Durrës është aksidentuar.

Sipas njoftmit të policisë, dyshohet se shtetasi R.B., 55-vjeç i cili po drejtonte mjetin tip "Volkswagen", ka aksidentuar të miturën, e cila pas ndihmës mjekësore në spital është largua pa probleme për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 03.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim, pasi dyshohet se në lagjen nr 17/1, shtetasi R.B, vjeç 55, banues në Durrës, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësoren e mitur E. B, vjeç 7, banuese në Tiranë, e cila pas ndihmës mjekësore në spital, u largua pa probleme për jetën.