Një person nga Durrësi ka përfunduar në spital ditën e sotme, pasi i kanë qëlluar me shishe në kokë.
Policia njofton se shtetasi D.B., 41 vjeç, ishte i dehur në momentin e ngjarjes, kur është përfshirë në një konflikt me një person që mbetet ende i paidentifikuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.01.2018, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital, shtetasi D.B, vjeç 41 banues në Durrës, në gjendje të dehur, i cili në lagjen nr. 1, në një lokal, në një konflikt të çastit, është goditur me shishe në kokë, nga një person i paidentifikuar. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.





