Pas arratisjes nga burgu në mesnatën e kaluar të tre shqiptarëve dhe një gjeorgjiani, policia greke është vënë në alarm. Sipas mediave në vend mësohet se policia ka nisur kërkimet dhe i ka shpallur në kërkim.
Po ashtu mësohet se e shkuara kriminale e një prej shqiptareve të arratisur.
Mediat në vend shkruajnë se 27-vjeçari shqiptar i arratisur ka pasur një të shkuar të erret, pasi në vitin 2013 ai ka vrarë bashkëjetuesen e tij në Patisia nën efektin e drogës.
Për shqiptarë te tjerë ende nuk janë zbardhur detaje nga e shkuara e tyre, por sipas policisë greke ata ishin të arrestuar për trafik droge.





