Një aksident ka ndodhur mesditën e së enjtes në qytetin e Elbasanit. Mësohet se makina ka përplasur drejtuesin e motoçikletës. Ngjarja ka ndodhur te kryqëzimi i unazës tek treni.

Drejtuesi i motoçikletës është dërguar menjëherë në spital dhe është në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.