Dy raste të tjera dhune janë regjistruar në dy familje të Durrësit këtë fillimvit.
Në të dyja rastet viktima janë dy gra, të dhunuara nga djali dhe bashkëshorti. Për të dyja të dhunuarat, policia ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
Dy rastet:
-Më datë 02.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.M vjeç 19, pasi dyshohet se më datë 01.01.2018, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës, shtetases F.M, vjeç 45, për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka lëshuar urdhër të menjëhershëm mbrojtje. Neni 320 i Kodit Penal.
*Më datë 02.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.Ç vjeç 38 pasi dyshohet se bashkëshorti L.Ç, vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.





