Një 44-vjeçar nga Vora i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.
Sipas informacioneve zyrtare të policisë, viktima me iniciale B.M., vuante nga depresioni.
“Më datë 02.01.2017, në Vorë, në gjendje depresioni, është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, ku banonte, shtetasi B.M, vjeç 44, banues në Vorë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.





