Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lezhës. Plagosja ka ndodhur në lagjen “Gurra” pranë një lokali.

I plagosuri Vilson Zefi, 32 vjeç, është personi që shihni në foto. Ai është dërguar në spital ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për kapjen e autorit dhe zbardhjen e situatës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që ndodhi plagosja.  

Mësohet se 32-vjeçari po ecte në rrugë në momentin që u qëllua dhe u fsheh pas një fuoristrade për të shpëtuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.01.2018, rreth orës 12:00, është marrë njoftim nga urgjenca e Spitalit se është sjellë një shtetas i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se në Lezhë në afërsi të Lagjes “Gurra”, shtetasi A.P., dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasi Vilson Zefi. 32 vjeç, banues në Lezhë. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit