Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e vëllezërve të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Iliras në Memaliaj, ku vikitma i identifikuar si Nasip Kalemi, kishte shkuar për të festuar festat e fundvitit me vëllezërit e tij.
Edhe pse ai kishte shkuar te vëllezërit për të festuar, i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.
Mësohet se Kalemi jetonte në Fushë-Krujë, ndërsa familjarët kanë bërë të ditur se një pjesë të fotoksinës e kanë gjetur në tavolinë.
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota.





