Një nënë e re 25-vjeçare është ndaluar nga policia e Durrësit, pasi rezultonte e shpallur në kërkim.

Mbi 25-vjeçaren B.D. banuese në Durrës rëndon një vendim i gjykatës së qytetit bregdetar që e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.