Gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës, ditën e djeshme ka plotësuar dy kërkesë-padie për lëshimin e mbrojtjes së menjëhershme për dy shtetaset me iniciale, L.S. 27-vjeç dhe B.R. 31-vjeç, të cilat janë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëjetuesit e tyre.

Njoftimet e policisë

Më datë 30.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.S, vjeç 27, pasi dyshohet se bashkëshorti R.S vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 30.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.R, vjeç 31, pasi dyshohet se bashkëjetuesi A.L, vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.