Një tjetër grup trafiku droge i përbërë nga shqiptarë dhe grekë, është shkatërruar nga policia helene.

Në pranga kanë rënë fillimisht pesë persona, katër grekë dhe një shqiptar. Ata u arrestuan në tri zona të ndryshme të Athinës.

Ndërsa më vonë në afërsi të Amfisas, është arrestuar dhe një nga krerët e grupit, 38 vjeçari shqiptar.

Policia ka mundur të verifikojë gjatë investigimeve se grupi ka trafikuar kanabis të paktën 100 herë, dhe se fitimet e paligjshme nga këto transferta arrijnë në 110.000 euro.

Gjatë kontrollit të policisë në banesa dhe mjete të të arrestuarve, u sekuestruan:

33,4 kilogramë kanabis, 126,6 gr kokainë, një shumë parash prej 7.200 eurosh, 23 dollarë amerikanë, 3 peshore elektronike, një automjet, një motoçikletë dhe 12 telefona celularë.