Një automjet tip "Audi" në pronësi të një 30-vjeçari është përfshirë nga flakët mëngjesin e 31 dhjetorit.

Sipas njoftimit të policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se zjarrvënia në mjet të jetë e qëllimshme.

Njoftimi i policisë

Më datë 31.12.2017, rreth orës 01:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ‘’Isa Boletini’’ ka marrë flakë duke qenë i parkuar automjeti tip ”Audi”, në pronësi të shtetasit T.K., 30 vjeç, (Drejtor i Shërbimit të Provës Vlorë).

Prej flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime pjesërisht në pjesën e përparme.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarrëvënia në mjet të jetë e qëllimshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit.