Dy persona të plagosur kanë mbetur si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në Tepelenë. Ngjarja ndodhi në fshatin Toç, e për pasojë mbetën të plagosur nëna dhe vajza e saj e mitur.

Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti tip “Skoda” me drejtues J.B, 38 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tjetër tip “Seat”, që po drejtohej nga D.D, 43 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur bashkëshortja e drejtuesit të mjetit “Skoda”, konkretisht shtetasja me inicialet I.B, 32 vjeçe dhe vajza e mitur 5 vjeçe. Aktualisht ato janë në spital jashtë rrezikut për jetën.