Një i ri nga Durrësi është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga policia rrugore e Tiranës.

Policia njofton se 29-vjeçari B.L. ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” në gjendje të dehur, kur është ndaluar nga policia.

Atij i është bërë shenjë për të ndaluar nga një postbllok në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet dhe pas testit të alkoolit ka rezultuar se kishte konsumuar tej normave të lejuara.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Tiranës, bazuar në nenin 291 të Kodit Penal, që parashikon veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.