Krahas Antione Griezmannit, që duket me valixhet gati, Diego Simeone po përgatitet për largimin e një tjetër ylli të ekipit madrilen. Bëhet fjalë për belgun Yannick Carrasco, që prej disa kohësh nuk starton më si titullar, ndërsa nga fillimi i këtij sezonit, ka luajtur nga fillimi vetëm 5 ndeshje kampionati dhe kërkon më shumë hapësira për të fituar një vend te Belgjika, në kuadër të botërorit ‘Rusi 2018’.

Me ardhjen e Diego Costës, Vittos dhe Gaitanit, hapësirat e tij te Atletico pritet të mbyllen edhe më, ndaj Carrasco ka kërkuar zyrtarisht largimin në muajin janar. Duket se edhe Simeone me drejtuesit e klubit, kanë ndërmend t’ia plotësojnë dëshirën belgut, duke parë se ndodhemi para kampionatit botëror.