Edhe Kimi Raikkonen kërkon të jetë aktiv në rrjetet sociale dhe nga dita e djeshme ka haopur faqen e tij zyrtare në “Instagram” edhe piloti finlandez.
Ky është profili i parë i pilotit të “kokëkuqes” në rrjetet sociale, një nga pilotët më të dashur nga fansat e Formula 1. Në të shkuarën, Kimi Raikkonen gjithnjë ka treguar se nuk është i interesuar për rrjetet sociale, por duket se këtë herë ka vendosur t’i provojë ato.
Por ideja per t’u prezantuar me ndjekësit e shumtë në “Instagram” ka qenë gjeniale, me një video që ka bërë për të qeshur të gjithë fansat.
“Përshëndetje të gjithëve. Këtë herë nuk e kam idenë se çfarë jam duke duke bërë, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Kjo është faqja ime në Instagram, por ata që duan të më ndjekin”, u shpreh piloti finlandez, që e ka të garantuar suksesin në rrjetert sociale.





