Trafiku në autostradën Tiranë-Durrës paraqitet mjaft i rënduar gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së sotme.
Shkak për këtë situatë, përveç lëvizjeve të shumta të qytetarëve në prag të festave, është bërë edhe një aksident.
Sipas informacioneve të para, në autostradën pranë Maminasit. Janë përplasur mes tyre dy automjete.
Sipas të njëjtave burime, fatmirësisht përplasja nuk ka shkaktuar persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.





