Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18.20 në mbikalimin e Saukut në Tiranë.
Një 27-vjeçar ka aksidentuar rëndë një grua, rreth 35 vjeçe, të cilën e ka dërguar me mjetin e tij në urgjencë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit dhe ka shoqëruar në komisariat 27-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Me datë 29.12.2017, rreth orës 18:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Sauk, ka një aksident.
Menjëher në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulon se:
Në autostradë, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me targë AA 071 HD, me drejtues Sajmir Çeka, 27 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore, rreth 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, të cilën e ka dërguar vetë me mjetin e tij në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.





