Një shqiptar ka shkuar me gruan dhe 2 fëmijët për të vizituar këta të fundit, por pasi kanë mbaruar punë është rikthyer sërish dhe ka dhunuar mjekun e pediatrisë me grushte e shkelma duke i thyer edhe njërën këmbë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes që e kanë shtyrë shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, të ndërmarrë këtë veprim. Vetë mjeku nuk ka dhënë detaje për ngjarjen, por është befasuar me atë që i ka ndodhur. Ndërkohë spitali ka bërë thirrje që të rriten parametrat e sigurisë.