Një 36-vjeçar, banor i lagjes nr.2 në Durrës, ka denoncuar në polici vjedhjen e automjetit të tij tip “Benz” gjatë natës.

Ai ka treguar para uniformave blu se e kishte parkuar makinën pranë banesës, por kur ka shkuar në mëngjes për ta marrë ka konstatuar se i ishte vjedhur.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.