Publikimi i vazhdueshëm në Facebook i fotove nga vende të ndryshme, ndonëse ishte në kërkim për moszbatimin e arrestit shtëpiak, i kushtoi lirinë një 46-vjeçari shqiptar në Itali.

Mirgen Dedgjonaj Mirgen u arrestua nga policia e Parmës, e cila, në bashkëpunim me kuesturën e Forlìsë, mbylli operacionin që solli arrestimin e tre personave, raportojnë mediet italiane.

Veç Dedgjonajt, në pranga përfunduan edhe dy shqiptarë të tjerë, 21-vjeçari Elis Hoxha dhe 22-vjeçari Ndue Zefi, të akuzuar për vjedhje të vogla dhe krime të lidhura me emigracioni, të dy pa dokumenta qëndrimi në Itali.

Policia arriti të sekuestronte edhe sendet e vjedhura në apartamente të ndryshëm, dy në zonën e Parmës, një në Noceto dhe një në Roçabianca.