Ylli i skuadrës së Dortmundit, Kristian Pulisiç, ka postuar në prag të Krishtlindjeve një foto në rrjetin social “Twitter” ku ka kërkuar dikë që t’i dërgojë në Uashington qenin e tij, i cili ishte në shtëpinë e Pulisiç në Hershei.

Por surpriza e tij ka qenë një tifoz i Pulisiç dhe skuadrës së Dortmundit, i cili quhet Tristan-Gililand Kunkle.

Ky i fundit ka arritur t’ia bëjë Krishtlindjet edhe më të bukura mesfushorit amerikan duke marrë qenin e tij nga Hershei ku ka udhëtuar për 210 kilometra për t’ia dorëzuar Pulisiçit.

Pulisiç është habitur nga surpriza dhe nuk ka ngurruar ta postojë në “Twitter” këtë moment së bashku me tifozin, i cili bëri të pamundurën për t’ia bërë festat edhe më të bukura.