Një i ri është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, pasi ka mbetur i plagosur, pas një sherri me 3 persona të tjerë.

Sipas policisë, sherri që degjeneroi deri në plagosje ka ndodhur në fshatin Podgorie të Maliqit.

I lënduari, një 27-vjeçar me iniciale E.B, dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me një bashkëmoshatar me iniciale M.B, si edhe dy kushërinjtë e tij.

Për pasojë 27-vjeçari ka marrë plagë në kokë e trup dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Autoritetet ndërkohë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.