Megjithëse jemi në periudhë festash dhe shprehja e dashurisë ndaj personave që duam dhe që i kemi të afërt është një nga gjërat që duhet të dominojë në marrëdhëniet njerëzore, një burrë dhe një grua janë dhunuar në Shijak.

Policia raporton se një 63-vjeçar është rrahur nga nipi 19-vjeçar, ndërsa një 34-vjeçare është dhunuar nga bashkëshorti.

Në të dy rastet, policia ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin F.D, vjeç 63, banues në Shijak, pasi dyshohet se i nipi, shtetasi F.K, vjeç 19, banues në Shijak, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Më datë 26.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.K, vjeç 34, banuese në Shijak, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi D.K, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.