Një sasi prej rreth 60 mijë paund është sekuestruar në portin e Barit në Itali, raportojnë mediat lokale.

Sipas të njëjtave burime, poseduesit e tyre nuk i kishin deklaruar në doganë.

Dy shqiptarët vinin nga Britani e Madhe dhe kishin si destinacion portin e Durrësit, pasi po ktheheshin në atdhe të kalonin pushimet e fundvitit. 

Ata kishin me vete 60.518 paund në total.

Paratë e padeklaruara u zbuluan nga zyrtarët e doganës së Barit në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n.

Sipas legjislacionit italian, dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë pranuar të paguajnë një gjobë prej 6 mijë eurosh dhe kanë vijuar itinerarin.