Një person është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e së mërkurës në Veri të Mitrovicës.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar dhe Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.
“Po mund t’ju konfirmoj se një person pa shenja jete është gjetur në orën 5.30 të mëngjesit, por ende nuk dihet për identitetin e viktimës pasi ishte pa dokumentacion”, është shprehur ai.
Hoti po ashtu bëri të ditur se ka dyshime se rasti ka të bëjë me vrasje pasi viktima është gjetur i gjakosur në pjesën e barkut.
Prokurori aktualisht është në vendin e ngjarjes ndërsa ekipet e hetuesisë janë duke punuar për të zbardhur rastin ka përfunduar zëdhënësi Hoti.