Ajo që përflitej prej disa ditësh është konfirmuar tashmë.
Burime zyrtare pranë klubit të Teutës, bëjnë me dije se Stavri Nica do të jetë trajner i parë i Teutës, pas largimit nga ekipi të Gugash Maganit.
Ilir Biturku (ne foton poshtë) do të jetë trajner i dytë, së bashku me Nicën.
Ditën e sotme ishte shefi i klubit, Eduard Salillari, ai që drejtoi durrsakët në stërvitje, pasi trajneri Magani nuk ishte i pranishëm.





