"BalkanWeb" sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku djali 28-vjeçar hodhi trupin e masakruar të babait të tij të moshuar.
Bëhet fjalë për një përrua në skajin lindor të liqenit të Farkës me bimësi të shumtë por me pak ujë, i ngjashëm me një pellg. 28-vjeçari pasi e vrau të atin me çekiç duke e goditur disa herë në kokë, e hipi në një makinë dhe e transportoi mbrëmjen e 22 dhjetorit pikërisht në këtë zonë që shihni në foto.
Por pasi u arrestua nga policia, Selman Aliaj iu tha efektivëve të grupit hetimor se babai mund të ishte mbytur në liqen, duke i çuar larg zonës ku e kishte hedhur trupin e pajetë.
DËSHMIA
Policia e mori njoftimin për ngjarje nga djali tjetër i viktimës A. Aliaj. Ai njoftoi policinë duke i thënë se vëllai u grind me babain dhe të dy ikën nga banesa. Policia ka shkuar dhe në oborr ka gjetur shenja gjaku. Është bërë shoqërimi i Selman Aliajt në polici, i cili ka thëne se është grindur me babain por nuk ka dijeni se ku ndodhet ai. "Ndoshta mund të jetë mbytur në liqen ka thënë", 28-vjeçari. Pas kontrolleve 2 ditore policia ka gjetur trupin e viktimës pranë liqenit të Farkës si dhe mjetin e krimit të fshehur në oborrin e banesës së autorit.
Burimi /Balkanweb: http://www.balkanweb.com/site/pamjet-e-para-nga-vendi-ku-djali-hodhi-trupin-e-pajete-si-i-ngaterroi-qellimisht-policet-foto/





