Trajneri i Teutës Gugash Magani nuk është ndier mirë për të folur për humbjen me Skënderbeun, duke nxjerrë para kamerave trajnerin e portierëve Xhevahir Kapllani.

“Është një sëmundje që vijon prej dy muajsh. E çojmë ndeshjen në avantazhin tonë, pastaj e pësojmë. Nuk jemi të përgjegjshëm për pozicionet tona në fushë. Duhet të rikuperojmë problemet që kemi në prapavijë.Që të pësosh tre gola dhe portieri të jetë më i miri do të thotë se në lojën kolektive diçka nuk shkon. Kemi probleme psikologjike dhe spo gjejme ilaçin për të rikuperuar”,- tha Kapllani.