Deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi do të mbesin në paraburgim, pasi trupi gjykues ka refuzuar kërkesën për ndërprerjen e kësaj mase.
Ndërkohë deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka propozuar që në procesin gjyqësor ndaj saj dhe tre deputetëve të tjerë të kësaj partie të ftohen 23 dëshmitarë, mes tyre kreu i Kuvendit Kadri Veseli, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Isa Mustafën dhe deputetë të tjerë.
Por Prokurori ka thënë se propozimi i të akuzuarve për dëgjimin e dëshmitarëve është jo relevant.
Më pas, trupi gjykues i ka refuzuar propozimin për thirrjen e dëshmitarëve, me arsyetimin se nuk kanë asnjë relevancë për çështjen.
Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. /Klan Kosova