Një vajzë 15 vjeçare ka mbetur e vdekur pas një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 në aksin Skënderaj-Mitrovicë, në fshatin Tërrnoc.
Një veturë ka goditur disa nxënës ku si pasojë ka humbur jetën vajza 15-vjeçare, dhe një tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pritet të zbulojë shkaqe e aksidentit./KlanKosova