Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se Kosova dhe Maqedonia kanë të ardhme evropiane.
Kreu i shtetit të Kosovës, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, theksoi se të dyja vendet janë të mishëruara me vlerat e integrimit në NATO dhe BE.
Sipas Thaçit, është fat që mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura. Ai theksoi faktin se Kosova respekton integritetin territorial të Maqedonisë.