Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka arritur në Kosovë. Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga Garda Ceremoniale e FSK-së.
Pas takimit, dy kryeministrat Haradinaj dhe Zaev do të mbajnë një konferencë për media.
Zaev do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.