Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë Gëzim Merdanaj 30-vjeç, banues në Buzmadh.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 30-vjeçarit, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 30 vjeç, banues në Buzmadh, Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 30-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.





