Administratori i një klinike në Tiranë do të përballet me drejtësinë pasi kishte lëshuar një fletë analize për testin e Covid pa bërë tampon.

Mësohet se bëhet fjalë për 26-vjeçarin me iniciale D.Rr..

“Më datë 15.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D. Rr., 26 vjeç, pasi duke qenë administrator i një klinike, i ka dhënë një fletë analize për testin Covid-19, një shtetasi të paidentifikuar pa kryer tamponin përkatës”, njofton policia.