Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Kala” në Berat ku është gjetur e vetëvarur në banesën e saj një 76-vjeçare.
E moshuara është gjetur nga fqinjët e saj pa shenja jete, sipas policisë nuk evidentohen shenja dhune.
NJOFTIMI I POLICISË:
Berat/Informacion paraprak
Më datë 16.06.2021, rreth orës 10:15, në lagjen “Kala”, Berat, është gjetur e vetëvarur në banesë nga fqinjët, pa shenja jete shtetasja N.P., 76 vjeçe.
Nga kqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





