Një 23-vjepar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi është kapur duke drejtuar makinën pa patentë.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. A., 23 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi.”, bëjnë me dije burimet zyrtare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





