Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Shtetasi Sebastjano Malotaj, 22 vjeç, banues në Ishull-Lezhëm, te rrethrrotullimi i Shëngjinit, ka kundërshtuar me dhunë efektivin e policisë rrugore të Komisariatit të Policisë Lezhë.
Policia bën me dije se ai po udhëtonte me automjetin tip “Benz” kur në momentin që punonjësi i Policisë Rrugore do t’i vendoste masë administrative për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, ka kundërshtuar me dhunë policin.
Të riut iu vunë prangat nën akuzën e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”.





