Një 37-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor, ku viktima u përplas nga një kamion me targa maqedonase.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan- Librazhd, pranë fshatit Labinot- Fushë.
Agron Murati 37-vjeç, banues në fshatin Griqan, u përplas nga një kamion i drejtuar nga 26-vjeçari maqedonas me inicialet D. S., i cili është shoqruar në komisariatin e Elbasanit.
Nga hetimet paraprake policia dyshon për ndërprerje të menjëhershme të rrugës nga këmbësori.
Hetuesit nuk përjashtojnë edhe mundësinë e një humbjeje të vëmendjes, apo tejkalimit të shpejtësisë së drejtuesit.





