Karabinierët italianë kanë arrestuar në flagrancë dy hajdutë shqiptarë të cilët kishin kryer dhe kishin tentuar të vidhnin banesat në zonën e Vitolinit në Itali.

Dy shqiptarët e moshës 27 dhe 39-vjeç, u kapën “me presh në duar”, teksa po ktheheshin te makina me duart plot me ato që kishin vjedhur në të paktën 3 shtëpi.

Ka qënë një banor i kujdesshëm i cili vuri re lëvizjet dyshuese të hajdutëve shqiptarë dhe më pas ka lajmëruar autoritetet.

Në momentin e arrestimit, shqiptarët të cilët nuk kishin leje qëndrimi në itali, kishin bizhuteri ari dhe para. Dy shqiptaret emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, ishin persona me precedentë të mëparshëm penale.

Nga kontrolli i banesës së njërit prej tyre u gjetën sende të tjera të vjedhura dhe mjetet me të cilat hapnin dyert e shtëpive.