Trupi i pajetë i një 26-vjeçari është gjetur nga kalimtarët në një kanal kullues. Sipas njoftimit të policisë, viktima me inicialet R.B. 26-vjeç, dyshohet të jetë me probleme mendore.
Trupi i viktimës është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Nga kqyrja paraprake mjeko – ligjore, në trupin e viktimës nuk konstatohen shenja dhune apo të ndonjë faktori tjetër të jashtëm.
Nga deklarimet e marra rezulton se viktima nuk ka patur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore, dhe ishte përdorues alkooli, ku dhe dyshohet se shkak i vdekjes është mbytja në ujë.
Pritet ekspertiza e plotë mjeko ligjore për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punojnë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.





