Tre elektriçistë u aksidentuan tri ditë më parë në krye të detyrës, teksa po riparonin një defekt si pasojë e motit të keq. Njëri prej tyre fatkeqësisht ka ndërruar jetë e ndërsa për dy të tjerët OSHEE ka njoftuar se do të financojë dërgimin për shërbim të specializuar jashtë vendit.
OSHEE gjithashtu ka qëndruar pranë familjes së elektriçistit Sabri Vlinga i cili humbi jetën në krye të detyrës teksa punonte për riparimin e një defekti në fiderin e Roskovecit.
Kompania ka vendosur të punësojë pranë OSHEE-së dega Fier bashkëshorten e të ndjerit, Mirelën. OSHEE do të paguajë plotësisht edhe pagesën e studimeve të vajzës së të ndjerit, Donaldës, e cila ndjek studimet për Financë-Bankë pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Një falënderim për të gjithë punonjësit e OSHEE-së që me sakrificë dhe në kushte të vështira atmosferike punojnë natë e ditë për garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm me energji elektrike.





