Një i moshuar ka rënë nga ballkoni i pallatit në tarracën e një dyqani dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur 'Sahati' në qytetin e Shkodrës.
Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë ambulanca, por fatkeqësisht ishte vonë për të moshuarin Kasem Sula, 85 vjec, pasi kishte ndërruar jetë.
Nuk dihen shkaqet e rënies, ndërsa policia ka nisur hetimet.





